Kombetarja

Kombëtarja U-17 mëson kundërshtarët në Europian

Në Nion të Zvicrës është hedhur në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren U-17 të Shqipërisë. Gjithsej janë 13 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e tetë së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Turneu “Qualifying Round”, mosha U-17 do të zhvillohet në Portugali në datat: 13, 16 dhe 19 Nëntor të vitit 2019.

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin Elitë do të jenë plot 30 përfaqësuese, ku 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet do të kalojnë në raundin Elitë.   

Ekipi kuqezi i 17-vjeçarëve në këtë raund eliminator do të drejtohet nga trajneri i ri Elvin Beqiri. Disa vite më parë kjo skuadër arriti që të kalonte në Elite Round, kur ishte nën drejtimin e teknikut boshnjak, Xhemal Mustedanagiç. Ky i fundit tashmë është emëruar në pozicionin e drejtorit teknik të ekipeve të moshave të kombëtares.

 

Më Shumë