Pas humbjes turpëruese mes Francën U21, sot pasdite në fushën e “Niko Dovanës” kuqezinjtë e vegjël të Alban Bushit do të zbresin kundër Austrisë. Humbja e tre ditëve më parë nuk ka vlerë, pasi ishte thjesht një miqësore, ndërsa kjo e sotmja vlen për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21.
Nga ndeshja e fundit me Francën edhe pse u pësua një humbje e rëndë pritet që Bushi të marrë dhe pjesën kryesore për formacionin e sotëm. Ndryshimi i vetëm pritet të jetë sistemi i lojës, që nga kuqezinjtë pritet të jetë më ofensiv, pasi duhen 3 pikët më çdo kusht.
Në portë pas kalimit të Gentian Selmanit në Kombëtaren A, pritet që katërkëndëshi këtë ndeshje të U-21 të mbrohet nga Mario Dajsinani. Në repartin e mbrojtjes Alban Bushi pritet të hedhë, Bajrami, Maloku, Ndrecka dhe Mersinaj. Në mesfushë, nga krahët pritet të jenë Zejnejlahu dhe Muçolli. Regjia në këtë ndeshje do të jetë në dorën e mesfushorit të Partizanit, Esat Mala. Në repartin ofensiv, Xhixha dhe Ademi pritet të jenë mbështetës të njërit prej Vrioinit ose Brojës.
Sfida do të luhet prej orës 16:00 dhe do të gjykohet nga një treshe arbitrash finlandez me kryesorë, Petri Viljanen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.