Kombetarja

Kombëtarja nis grumbullimin të hënën. Ky është programi

Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna e 13 nëntorit përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të rëndësishme e vendimtare për Shqipërinë, për një vend në finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake.

E hënë, 13 nëntor 2023
Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ora 13:00.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 15:00
E martë, 14 nëntor 2023
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 11:00
E mërkurë, 15 nëntor 2023
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 11:00
E enjte, 16 nëntor 2023
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Zimbru’, ora 17:15.
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Zimbru’, ora 18:00.
E premte, 17 nëntor 2023
Moldavi-Shqipëri, ora 18:00, në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau, Moldavi.
E shtunë, 18 nëntor 2023
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 12:00.
E diel, 19 nëntor 2023
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Air Albania’, në ora 17:15.
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, ora 18:00.
E hënë, 20 nëntor
Shqipëri-Ishujt Faroe, ora 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë. /Supersport


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë