Kombetarja

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, Uzuni dhe Strakosha nuk rrezikojnë

Gazeta Si – Skuadra jonë ka mbyllur përgatitjet në Tiranë dhe nesër do të fluturojë drejt Varshëvës, ku të hënën do të luajë ndeshjen me Poloninë. Trajneri Silvinjo e ka zhvilluar me dyer të mbyllura seancën e fundit në kryeqytet, duke mos i dhënë mundësi shtypit të zbulojë zgjedhjet e tij.

Tomas Strakosha dhe Myrto Uzuni, dy lojtarët që kanë pasur shqetësime, janë stërvitur rregullisht. Kanë qenë shqetësime fizike nga lodhja, por që të dy janë të gatshëm për trajnerin brazilian, sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Atmosfera në skuadër mbetet mjaft e mirë në prag të sfidës së parë kualifikuese të Euro 2024. Mëngjesin e së dielës kuqezinjtë do të nisen drejt Varshavës. Ata do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin, ku do të luhet ndeshja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë