Kombetarja

Kombëtarja e Vajzave shkon për vizitë te kuqezinjtë: Ne jemi një!

Pas fitores së madhe përballë Republikës Çeke, që na afron me një hap vendimtar drejt kualifikimit në “Euro 2024”, djemtë e Kombëtares Kuqezi janë bërë kryefjala e ditës jo vetëm për publikun futbolldashës, por edhe më gjerë. Ata janë vizituar sot pasdite në “Shtëpinë e Futbollit” edhe nga
Kombëtarja e Vajzave.

Veç krenarisë, futbollistët kuqezi janë kthyer edhe në motivuesit më të mëdhenj. Jo vetëm për brezat më të vegjël që luajnë futboll, por edhe për ekipin Kombëtar A të vajzave, e cila në shtator nisi rrugëtimin në edicionin e ri ‘UEFA Nations League’ për këtë kategori.

Teksa të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka; Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, stafi teknik i Kombëtares A të djemve, me në krye trajnerin Sylvinho. Dhe trajneri i Kombëtares A të vajzave, Armir Grima. Si edhe anëtarja e KE-së, Anila Basha.

“Rezultati i ndeshjes me Çekinë realisht na ka lumturuar të gjithëve, ka lumturuar edhe gocat e Kombëtares, ka lumturuar çdo shqiptar, sepse e duam shumë Kombëtaren. E duam shumë Kombëtaren, duam fanellën, pavarësisht se kush e vesh atë. Dhe për këtë jemi këtu, pra që ne jemi një. Edhe gocat e Kombëtares, edhe çuant jemi të gjithë bashkë për një qëllim, për të zhvilluar sa më shumë futbollin në SHqipëri. Dhe ju jeni shembulli më i mirë”, deklaroi presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

"Pa dyshim që fitoret dhurojnë emocion, si ajo fitore me Çekinë. Ajo që është e rëndësishme është që rinia shqiptare, djemtë dhe vajzat e këtij vendi të mendojnë të bëhen si ju, pasi ju jeni shembujt pozitivë të Shqipërisë. Nuk ka Shqipëria shembuj më të mirë se ju, jo vetëm në futboll, djem dhe vajza. Mesazhi im është: ‘Ne jemi NJË’ dhe duke qenë NJË, pa dyshim që do të ecim përpara për të pasur një komunitet akoma edhe më të madh. Për të pasur më shumë fëmijë rreth nesh dhe sigurisht të marrim edhe rezultate pozitive. Uroj që t’i realizojmë të gjitha bashkë. Kemi realizuar disa ëndrra, por ato vazhdojnë”, deklaroi Duka përpara djemve e vajzave kuqezi.

Edhe trajneri Silvinjo deklaroi se futbolli nuk luhet vetëm, por ai luhet nga të gjithë bashkë. Ai ka falenderuar edhe kolegun e tij të vajzave, Grima, për vizitën.

“E them gjithmonë: Futbolli nuk luhet vetëm. Kurrë! Luhet bashkë dhe siç e tha Presidenti Duka ‘NE JEMI NJË’. Faleminderit profesor Armir Grimës për këtë vizitë dhe të gjitha vajzave. Është kënaqësi që ju kemi sot këtu mes nesh. Faleminderit President, vajza dhe të gjithë”, deklaroi braziliani.

Edhe trajneri i ekipit A të vajzave, Armir Grima u shpreh se skuadra e djemve është një shembull shumë i mirë edhe për ekipin që ai drejton. Tekniku shkodran tha se edhe Shqipëria e vajzave do të tentojë të ndjekë ekipin e djemve me rezultatet e shkëlqyera.

“Është kënaqësi e madhe që jam këtu sot mes jush. Na keni bërë krenar me çdo rezultat tuajin dhe ju flas jo vetëm në emrin tim, por edhe në emrin e vajzave. Është krenari e madhe që jemi sot këtu mes jush dhe është edhe një shembull i mirë edhe për futbollin e vajzave. Sepse në këto momente të mira që është futbolli shqiptar, kemi se çfarë kopjojmë, kemi se çfarë ndjekim dhe ju jeni pararoja", tha Grima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë