Kombetarja

Kombëtarja e femrave vetëm humb, turpërohet edhe nga Skocia

Tjetër humbje turpëruese për Kombëtaren e femrave në futboll, e drejtuar këtë herë nga trajneri Armir Grima, i cili disa ditë më parë ka mbyllur problemet me drejtësinë. Ndeshja me Skocinë, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, ka përfunduar me rezultatin e thellë, 0-5.

Vajzat kuqezi kanë pësuar gol që në minutën e 15-të dhe më pas të dytin në minutën e 24-t. Në pjesën e dytë Skocia shënoi edhe tri herë të tjera në portën e Shqipërisë, që e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Bajramaj, Morina, Krasniqi, Doci, Hila, Gjini, Franja.

Një paraqitje tejet zhgënjyese e Kombëtares së femrave në eliminatoret e Europianit 2021. Në katër ndeshje, vajzat kuqezi kanë pësuar 4 humbje të thella. Kanë shënuar vetëm 1 gol dhe kanë pësuar plot 17. Grupin e udhëheq Finlanda me 3 fitore në 3 ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë