Kombetarja

Kombëtarja e femrave shkërmoqet nga furtuna dhe Finlanda në Elbasan

Furtuna e shiut që parapriu ndeshjes Shqipëri – Finlandë në “Elbasan Arena” sikur e kishte parandjerë atë që do të ndodhte me ekipin kombëtar shqiptar të femrave. Vajzat kuqezi janë mposhtur thellë sot nga Finlanda 3-0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror.

Stuhia e fortë e shiut që pushtoi Elbasanin, bëri që ndeshja të fillonte me 30 minuta vonesë nga orari i parashikuar, por nuk e shtyu humbjen e Shqipërisë përballë vajzave nordike. Vajzat e drejtuara nga Vioresin Sinani u dorëzuan shumë shpejt, që në minutën e 9, duke treguar se nuk do të bënin shumë rezistencë në këtë sfidë. Edhe në pjesën e dytë vijoi e njëjta “muzikë”, me ekipin shqiptar që do të pësonte edhe dy gola të tjerë.

3-0 dhe Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe të mundshme këtë fushatë eliminatore.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në  Grupin E të kualifikueseve, ku janë gjithashtu Portugalia, Skocia dhe Qipro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë