Kombetarja

Kombëtarja e femrave mundet minimalisht nga Portugalia kryesuese

Kombëtarja e futbollit të femrave u mund sot minimalisht në Portugali, 1-0. Ishte ndeshja e fundit eliminatore e “Euro 2022” dhe vajzat kuqezi, pavarësisht lojës së mirë, nuk mundën të merrnin rezultat pozitiv, duke e mbyllur me 6 pikë këtë fazë kualifikuese.

Skuadra u drejtua ketë herë nga trajneri Armir Grima, i cili mungoi ndaj Qipros, pasi ishte infektuar nga Covid-19. Kombëtarja jonë u ndëshkua me një gol në pjesën e dytë nga Portugalia, që ka marrë kreun e grupit me këtë fitore.

Moment nga ndeshja. Gazeta Si, 1 dhjetor 2020

Trajneri Grima aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani, Hila, Curraj, Maliqi, Elezaj, Gjini, Levenaj, Doçi, Bajramaj dhe Hamidi. Shqipëria arriti vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e zhvilluara në grup dhe të dyja ndaj Qipros. Vendi i parafundit për vajzat kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë