Kombetarja

Kombëtarja e femrave, 2 miqësore me Turqinë brenda 3 ditësh në Shqipëri

Kombëtarja e futbollit të femrave ka siguruar dy ndeshje miqësore me të njëjtin kundërshtar, Turqinë. Të dyja ndeshjet do të luhen në vendin tonë, në datat 12 dhe 15 korrik, pra Brenda 3 ditësh.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, dy federatat kanë rënë dakord që ndeshjet të luhen në Shqipëri, e para në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00, dhe e dyta në stadiumin “Selman Stërmasi” në të njëjtën orë. Vajzat kuqezi do të grumbullohen në qytetin e Elbasanit për 5 ditë, 10-15 korrik.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka luajtur gjatë këtij viti edhe një miqësore me Bosnjë Hercegovinën në transfertë. Dy testet me Turqinë do të shërbejnë për testimin e lojtareve të reja nga stafi teknik, që duhet të përgatisë skuadrën për eliminatoret e Kupës së Botës 2023. Shqipëria bën pjesë në një grup me Belgjikën, Norvegjinë, Poloninë, Kosovën dhe Armeninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë