Ekspozite

Kolë Idromeno në PhEST: Fotot që i shërbyen si skica në pikturë

Italo Pantano/ Vogue – Thuhet  se fotografia është një  gjuhë,  e aftë t’u flasë të gjithëve. Me një gramatikë të  thjeshtë por jo për këtë me më pak vlera, me të cilën është e mundur të ndërtohen diskurse komplekse dhe të reflektohet mbi çfarë ndodh në botë. Për  PhEST, festivali ndërkombëtar të fotografisë në  Monopoli –qytet  në rajonin e Pulias, Itali –fotografia  bashkëkohore është mjeti ideal për të ripërkufizuar një parafytyrim të ri të shumë identiteteve  që përbëjnë Mesdheun dhe të qepim ndarjen  mes realitetit dhe përfaqësimit.Në edicionin e tij të tretë, PhEST vijon të mbetet një vend ballafaqimi në botën e fotografisë dhe zhvillimeve ku  ajo investohet, si një hapësirë reflektimi mbi tema të aktualitetit dhe të përbashkëtave, një festival vizionar me drejtimin artistik të Giovanni Troilo-s, kurimit fotografik të Arianna Rinaldo-s dhe kurimit për artin bashkëkohor të Roberto Lacarbonara-s.

Festivali i Fotografisë në Monopoli 

Mes fotografësh dhe protagonistësh të artit bashkëkohor italian janë 21 ekspozita të  shpërndara nëpër qendrën e  vjetër, të ftuar të pallateve me histori dhe vendndodhjeve  interesante në ajër të hapur. Nga bardhezija e Alex Majoli-t  portretet në pozë të Edoardo Delille për projektin e porositur më 2018-ën, tek trupat e tejpashëm  në fotografi  me  rreze X të  Noelle Mason  apo vështrimi delikat mbi fenomenin emigrues nga Alessia Rollo, qyteti prej kartoni i Marco Neri-i  e deri tek  vaskat e naftës së Dario Agrimi-t. Festivali, që  u çel më 6 shtator, do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 4 nëntor. Kështjella ‘Carlo V’, selia kryesore e ekspozimit së bashku me Pallatin ‘Palmieri’, strehon dy prej ekspozitave kryesore të këtij edicioni : “Kolë Idromeno”, thellim mbi shkrepjet fotografike të piktorit shqiptar, një figurë e spikatur mes fundit të Tetëqindtës dhe fillimit të Nëntëqindtës dhe “Të shohësh detin”, një përzgjedhje fotografish nga Pino Pascali,  skulptor, skenograf dhe performues me origjinë puljeze.

Ekspozita e  Kolë Idromenos lind nga rigjetja e arkivit historik “Marubi” me dymbëdhjetë fotografi të realizuara nga piktori, shkrepur me gjasë mes 1892-shit dhe 1894-ës. Ngjashmëria mes një pikture të tij “ Betimi i rremë” dhe një prej fotografive ka çuar në mendimin se këto shkrepje përdoreshin nga Idromenoja si bocete të vërteta përgatitore. Fotografitë kanë një fuqi befasuese që i bën tejet aktuale dhe me raste duken thuajse më shprehëse dhe interesante se pikturat përfundimtare. Ngjashëm, ekspozita e Pino Pascali-t, kuruar nga Antonio Frugis dhe  Roberto Lacarbonara, paraqet një përzgjedhje të shkrepjeve të realizuara në fushën e një reportazhi të destinuar ndaj prodhimit të spotit “Carosello” për firmën agro-ushqimore “Cirio” dhe janë pjesë e një studimi që Pascali ka kryer mes Napolit, Ischia-s dhe Capri Casamicciola-s, duke përdorur për të parën herë mediumin fotografik.

Ashtu si edhe për Kolë Idromenon, fotografia merr rolin e mjetit të dobishëm të skicës, duke u bërë kështu mjet thelbësor për studimin dhe analizën e vetë punës së artistit dhe të realitetit. Të dy ekspozitat gjejnë në vlerën artistike të fotografisë si instrument të kërkimit fokusin e tyre tematik, duke karakterizuar kështu një pjesë thelbësore të festivalit që përpiqet të rikthejë përkufizime të reja të këtij mediumi shumëformësh.Fotografia, pavetëdijshëm nga Kolë Idromeno dhe  Pino Pascali has atë tejet të vetëdijshmen të veprave të zhvilluara me dhe për komunitetin si  “My Story is a Story of Hope”  e Patrick Willocq:  këtu fotografia është përcjellëse e vizioneve të kundërvënë rreth temës së emigrimit dhe të bashkëjetesës. Projekti merr shkas nga Saint-Martory, në Francë, një fshat ku 950 francezë dhe 50 refugjatë jetojnë bashkë prej verës së 2016-ës, të detyruar nga qeveria franceze. Protagonistët luajnë rolin e vetes, duke pretenduar me zë të lartë pozicionin e tyre pro apo kundër mikpritjes së refugjatëve, duke ofruar një mesazh që shkon përtej stereotipave të përcjellë nga masmedia.

Ekspozita e  Kolë Idromenos lind nga rigjetja e arkivit historik “Marubi” me dymbëdhjetë fotografi të realizuara nga piktori, shkrepur me gjasë mes 1892-shit dhe 1894-ës. Ngjashmëria mes një pikture të tij “ Betimi i rremë” dhe një prej fotografive ka çuar në mendimin se këto shkrepje përdoreshin nga Idromenoja si bocete të vërteta përgatitore. Fotografitë kanë një fuqi befasuese që i bën tejet aktuale dhe me raste duken thuajse më shprehëse dhe interesante se pikturat përfundimtare.

Një tjetër projekt ku fotografia ka një ndikim  të fortë social dhe është debutimi i Albumit “Arkiv i Familjes”, një ekspozitë në qiell të hapur që shtrihet përgjatë rrugëve, shesheve dhe portit të vjetër: muajt e shkuar, shoqata PhEST  mblodhi fotografi amatore të familjeve vendase për t’i ndarë si trashëgimi e përbashkët. Falë ndërhyrjes së artit të rrugës së dyshes franceze Leo&Pipo  dhe vendndodhjes specifike në Portin e Vjetër, që u dhanë jetë këtyre fotografive të së shkuarës, duke shëtitur nëpër Monopoli në muajt e ardhshëm ku hasen foto antike por me vështrim të gjallë, të kujdesshëm, pjesëmarrës në atë çka ndodh dhe ka ndodhur rreth tyre dhe nesh. Në çastin kur e shkuara dhe e tashmja shkrihen në një histori të vetme, fotografia – e vetëdijshme apo e pavetëdijshme qoftë – e ka kryer detyrën e saj. Në Phest ndodh pikërisht kjo.

 

Më Shumë