Sociale

Kolaudimi i makinave e patentat, ç’duhet të bëjnë shoferët

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, me anë një të njoftimi ka qetësuar qytetarët që kanë në pronësi një automjet dhe se nuk ka mundësi që të realizojnë kolaudimin e makinave për shkak të mos ofrimit të këtij shërbimi nga data 13 mars, pasi është urdhëruar vetizolimi.  Në një njoftim zyrtar, Gonxhe shkruan se qytetarët nuk do të kenë asnjë lloj penaliteti dhe se do të pezullohet gjithçka deri në momentin që situata t’i kthehet normalitetit.

“Çdo afat skadence i taksave apo rinovimet e lejeve të drejtimit do të pezullohet dhe do llogaritet nga momenti i hapjes së sporteleve. Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi. Pra askush të mos ketë stres, as shqetësim për kamata a gjoba! Edhe për kolaudimin, ditët kur shërbimi është i mbyllur, edhe për ata, nuk do quhen vonesë e qytetarit ose pengesë për ta!”,  shkruan drejtori Gonxhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë