Lojëra me Dore

Koha, e vetmja rivale që mund të mposhtë Warriors

Madhështia dhe suksesi mbërrijnë gjithmonë me një medalje që ka dy anë. E njëjta gjë ndodh edhe në sport. Golden State Warriors kanë dominuar NBA amerikane në vitet e fundit. Kjo ka bërë që shumë ta duan, e po aq edhe ta urrejnë.

Skuadra me bazë në Silicon Valley nuk ka njohur rivalë qëkur Steve Kerr mori drejtimin e saj si trajner, katër vite më parë. Dominimin po e tregojnë edhe në këto Play Off-e të Konferencës së Perëndimit. Janë zhvilluar dy nga 7 ndeshjet play off përballë New Orleans Pelicans dhe që të dyja janë fituar pa shumë histori nga Warriors. Steph Curry duket i pandalshëm në vrapimin drejt madhështisë.

Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Suksesi i befasoi të gjithë, edhe tifozët më optimistë të skuadrës. Cili ishte çelësi i suksesit? Warriors pati besim dhe guxoi tek talentet, mes të cilëve në ato kohë ishte dhe Curry. Ishte një skuadër krejtësisht ndryshe nga të tjerat, që ishin dhe vazhdojnë të mbeten peng i disa yjeve “të shuar”, ndaj nëse nuk ndryshojnë, vështirë se do të jenë në gjendje që të rivalizojnë me Warriors.

Në fakt, rivali i fundit serioz për Golden State ishte Oklahoma City Thunder në vitin 2016 në finalet e Konferencës së Perëndimit. Është i vetmi rast kur Warriors e panë veten keq. Thunder, të drejtuar nga Kevin Durant fituan dy ndeshjet e para, por Warriors e kthyen rezultatin në ndeshjet e tjera dhe fitoi 4-3 në total.. Kjo ndeshje ishte një paralajmërim për humbjen në finale ndaj LeBron James dhe Cleveland Cavaliers

Warriors mezi e morën veten pas kësaj, por u rikthyen më të fuqishëm se më parë. Sot luajnë një lojë aq perfekte, sa mund të vrasin konkurrencën në vitet që vijnë dhe të rishkruajnë historinë e NBA.

Kevin Durant nuk është më një armik, por është pjesë e rrugës së tyre drejt suksesit. Cavaliers nga ana tjetër duket se janë në një fazë “trazirash” të brendshme dhe një pjesë e madhe e tifozëve dhe dashamirësve të këtij sporti e drejtojnë gishtin nga LeBron si fajtor për këtë.

Me Durant të shkëputur nga Pelicans dhe Steph Curry dhe Kaly Thompson, Warriors ka në përbërje tre pikashënuesit më të mëdhenj dhe t’i ndalësh do të jetë një mision thuajse i pamundur.

Megjithatë, një rivale që as Warriors nuk mund të mposhtë është. Ajo quhet “kohë” dhe po të krahasosh ritmin e lojës së skuadrës në fillim të sezonit dhe tani, duket se Warriors po plaket më shpejt se skuadrat e tjera.

3 Most Common Fraudulent Drugs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë