Pak kohë më parë, Koenigsegg prezantoi të mrekullueshmen Jesko, një makinë e prodhuar në vetëm 125 njësi (të gjitha të shitura).
Ndërsa këtë javë, marka suedeze e famshme për prodhimin e supermakinave ka prezantuar një version edhe më luksoz të kësaj makine: Koenigsegg Jesko Red Cherry Edition.
Ndryshimi është ngjyra e kuqe nga ana e jashtme dhe disa aksesorë shtesë sipas porosisë së klientëve. Çmimi i këtij Koenigseggu është 2 350 000 euro, por nëse klienti kërkon ta personalizojë me aksesorë të ndryshëm, ky çmim do të rritet akoma më shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.