KLSH-BKH, bashkëpunim për vendosjen para organeve të drejtësisë të shkelësve të ligjit
17:36 - 18 Janar
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi sot një takim pune me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në ambientet e KLSH.Në qendër të takimit ishte diskutimi për fusha me rëndësi të veçantë në të cilat do të fokusohet procesi i punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në vazhdimësi.