Drejtësia

KLP miraton dy kandidaturat, Prokurorët e SPAK bëhen 15

Prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko janë dy anëtarët e rinj të SPAK-ut, pas votimit të tyre nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht miratimin e listës me dy emrat e sipërpërmendur që plotësojnë kriteret paraprake për kandidim si Prokurorë pranë SPAK. Ditën e sotme, u bënë seancat dëgjimore për Adnand Xholin dhe Dorina Bejkon, të cilët u intervistuan për rreth 30 minuta dhe u regjistruan me audio dhe video.

Në përfundim të procesit të pikëzimit, KLP renditi prokurorët Adnand Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejko me 180 pikë. Të dy i kanë plotësuar kriteret për të qenë prokurorë special dhe kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

Prokurori Adnan Xholi ka hetuar disa dosje të bujshme mes të cilave “Masakrën e Cërrikut”, “Masakra e Qafë Gjashtës”, të ndodhura gjatë vitit 1997. Ndërkohë, ka një karrierë më të shkurtër në drejtësi në krahasim me prokurorin Xholi. Së fundmi ajo drejtonte Prokurorinë e Pogradecit.

Me emërimin e Xholit dhe Bejkos numri i përgjithshëm i prokurorëve të SPAK shkon në 15 të tillë, ndërkohë që kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka kërkuar që struktura të plotësohet me 20 prokurorë për të përballuar ngarkesën me dosjet e rënda që ka për korrupsion dhe krimin e organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë