Futboll

Klodian Duro largohet nga Lushnja, rezultate katastrofike në 6 javë

Gazeta Si – Klodian Duro nuk është më trajner i Lushnjës. Trajneri elbasanas është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta të 6 javëve të para të kampionatit, me vetëm 5 pikë dhe vendin e parafundit në renditje.

Mbyllet kështu shumë shpejt aventura lushnjare e Duros, i prezantuar me bujë nga kryebashkiakja-presidente Eriselda Sefa dhe deputeti Taulant Balla. Para nisjes së sezonit u fol për projekte madhore dhe ngjitjen në Superiore, por fusha ka folur ndryshe.

Klodian Duro, ish-trajner i Lushnjes. Gazeta Si, 18 tetor 2022

Kryebashkiakja Sefa njoftoi sot për mbylljen e bashkëpunimit me Duron. Ekipin do ta drejtojnë përkohësisht dy ish-futbollistë të Lushnjës, Blerim Hasalla dhe Judmir Gazheli. Trajneri i ri, i cili pritet të ketë më shumë eksperiencë, do ta marrë Lushnjën në një gjendje të vështirë në klasifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë