Moti

Kjo javë do të jetë përvëluese

Pas një fundjave me mot të paqendrueshëm duket se fillimi i javës do të rikthejë stabilitetin e kushteve atmosferike. Dita e hënë do të nisë me mot të qëndrueshëm. Do të ketë diell dhe rritje graduale të temperaturave, por do të jetë mesi i javës ai që do të rikthejë të nxehtin afrikan deri në fundin e javës. Pra temperaturat do të rriten ndjeshëm në të gjithë vendin.
Zonat malore 14-33 gradë celsius.
Zona e ulët 18-37 gradë celsius.
Zona bregdetare 19-35 gradë celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë