Kosova

Kisha Serbe: Në Kosovë e Serbi po tentojnë të na portretizojnë si pjesëmarrëse në sulmin në veri

Nga Gazeta 'Si'- Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur shqetësimin se në Kosovë dhe në Serbi po tentojnë ta protretizojnë si pjesëmarrëse në sulmin në veri dhe fajtore për ngjarjen tragjike në Banjskë.

“Me keqardhje, megjithatë, ne theksojmë se shumë në Prishtinë në botë, por çfarë është edhe më tragjike, edhe në Beograd, nga pole të ndryshme ideologjike, pa zgjedhur mjete, po tentojnë ta portretizojnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse, madje edhe fajtore për konfliktet dhe ngjarjet tragjike. Qëllimi i atyre që me çdo çmim duan ta përfshijnë Kishën në konfliktet tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga ‘Kosova dhe Metohija’”, u tha në reagimin e Kishës.

Kjo kishë po ashtu tha se gjithmonë ka avokuar dhe vazhdon të evokojë që “keqkuptimet në ‘Kosovë dhe Metohi’ të zgjidhen në mënyrë paqësore” përmes dialogut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë