Lajme

Kisha Katolike shqiptare: Keqardhje për Shën Sofinë

Kisha Katolike shqiptare shpreh keqardhjen ndaj vendimit të Turqisë për të rikthyer në xhami funksionale Katedralen e Shën Sofisë.

“Vendimi-, thotë Imzot George Frendo – duhet të ishte këshilluar dhe bashkërënduar, duke qenë se ai objekt i përket trashëgimisë kulturore botërore”.

Arqipeshkvi i Shqipërisë kujton qëndrimin e UNESCO-s dhe fjalën e Papa Françeskut gjatë lutjes së Tënzot këtë të diel.

“Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve”, thuhet në deklaratën e Imzot Frendos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë