Atletike

Kipchoge i pavdekshëm, vendos rekord të ri botëror në Maratonën e Berlinit

Gazeta Si - I jashtëzakonshëm Eliud Kipchoge. Atleti 37-vjeçar kenian, dy herë kampion olimpik, ka vendosur një rekord të ri botëror në maratonën e edicionit të 48-të të Berlinit. Ai regjistroi kohën 2 orë, 1 minutë e 9 sekonda.

Kipchoge gjate gares. Gazeta Si, 25 shtator 2022

Kipchoge theu rekordin e tij të mëparshëm, që ishte 2 orë, 1 minutë e 39 sekonda, i vendosur në Berlin në vitin 2018. Për atletin kenian është fitorja e 4-t në rrugët e kryeqytetit gjerman në 5 pjesëmarrje në total. Ai e ka fituar këtë garë më parë në 2015-ën, 2017-ën dhe 2018-ën.

Kipchoge barazon kështu Haile Gebrselassie, që ka arritur i pari katër fitore në Maratonën e Berlinit. Vetëm se fitoret e tij janë radhazi, nga 2006-a në 2009-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë