Futboll

Kina zbarkon në futbollin italian, priten ndryshime të mëdha

Një ndeshje e parë në Serie A do të luhet në Kinë. Sipas asaj që bën me dije ANSA, ky është objekti i marrëveshjes shumëvjeçare në të cilën udhëheqësit e futbollit italian po punojnë me zyrtarët kinez përmes “China Media Group”, që është grupi kryesor mediatik i shtetit kinez. Pritet kjo çështje të diskutohet gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping një Romë. Sipas ANSA-s, pjesë e delegacionit kinez do të jenë përfaqësues të Pekinit, presidenti i Figc, Gravina, dhe presidenti i Ligës Mikele De Siervo. Por kjo gjë duket vetëm një pikë në oqeanin e madh të marrëveshjes që pritet të arrihen mes Italisë dhe Kinës në sport dhe më veçanërisht në futboll.

Në frymën e marrëveshjes, pjesa sportive e marrëdhënieve kinezo-italiane është parë si një instrument i dialogut të përhershëm midis dy vendeve nënvizojnë mediet përtej Adriatikut. Qëllimi i qeverisë kineze është që të fitojë të drejtën e organizimit të kampionatit botëror të vitit 2026, dhe partneriteti me një komb të futbollit është i rëndësishëm, pasi Italia është parë nga Pekini si një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo marrëveshje mes Italisë dhe Kinës parashikon edhe integrimin në qendrat futbollistike italiane të të rinjve kinezë, të cilët pritet të vijnë në Itali për t’u formuar në një diapazon 360 gradë, jo vetëm në nivelin e futbollit, por edhe në fushën e arsimit.

Gjithashtu është parashikuar edhe ndarja e përvojës së aventurës italiane në zhvillimin e sistemit VAR, çka është një nga pikat që pritet të implementohet në planin afatshkurtër. Kina në fakt ka disa vite që ka filluar të fusë këmbët në futbollin italian dhe të marrë eksperiencën e këtij vendi. Një klubet më të mëdha të Serisë A, Interi është me pronësi kineze dhe disa futbollistë dhe trajnerë të rëndësishëm luajnë në kampionatin kinez të futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë