Media Galeri

Kina prezanton tualetin e parë në botë me drejtim automatik

Të zgjohesh natën për të shkuar në tualet është një bezdi për shumë njerëz por jo për shumë gjatë.

Marka kineze e teknologjisë Yueban ka zbuluar tualetin e parë në botë me drejtim automatik që mund ta sjellë banjën tek ju.

Me shtypjen e një butoni ose thjesht një komande zanore, roboti shkon te personi që e ka kërkuar.

Dhe shpikësit që qëndrojnë pas kësaj pajisjeje të çuditshme thonë se pajisja mund të shpëlahet dhe të pastrohet vetë më pas.

I quajtur ‘Xiaoban’, që do të thotë ‘Shoku i Vogël’, tualeti robot është tashmë i disponueshëm në Kinë për 28,999 juanë (3,200 euro).

Yueban thotë se roboti është menduar kryesisht për të moshuarit ose ata që jetojnë me aftësi të kufizuara që mund të kenë nevojë për një kujdestar për t’i çuar në banjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë