Media Galeri

Kina krijon makinën robot, deri në 2023 do të prodhohet në masë

Kompania kineze Jidu Auto ka krijuar një makinë koncept robot, automjeti i parë i tillë që krijohet nga një kompani kineze.

Makina koncept, e cila është pa doreza dyersh dhe mund të kontrollohet plotësisht nëpërmjet njohjes së zërit, u lançua përmes një konference për shtyp në internet të mbajtur në aplikacionin Xirang me temë metaverse.

Jidu, një kompani e kontrolluar nga kompania teknologjike Baidu planifikon të prodhojë në masë modelin, i cili do të jetë 90% i ngjashëm me makinën koncept, në 2023.

EV-të ‘robot’ nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore, si dhe do të përdorin çipat Qualcomm (QCOM.O) 8295, të cilat do t’u mundësojnë përdoruesve të përdorin ndihmën zanore jashtë linje kur lidhja me internetin është e dobët.

Plani i Baidu-së për prodhimin e EV vjen ndërsa kompanitë e teknologjisë në mbarë botën garojnë për të zhvilluar makina inteligjente pas suksesit të Tesla-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë