Shendet

Kina do ta menaxhojë linë e majmunëve si pandeminë e Covid-19

Kina planifikon ta menaxhojë linë e majmunëve njëjtë sikurse i menaxhon infektimet me koronavirus, virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kineze kanë thënë se duke nisur nga 20 shtatori do të mund të marrin masa sikurse kufizimi i tubimeve, kthimin e punës nga shtëpia, mbylljen e shkollave dhe mbylljen e zonave ku ka shpërthim të virusit.

Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara muajin e kaluar Kina ka regjistruar 500 raste me këtë infeksion. Nën protokollet e njëjta, veprohet njësoj edhe për sëmundjet tjera si AIDS dhe SARS.

“Mbi 20 provinca kanë raportuar raste me linë e majmunëve në Kinë, prej rastit të parë të importuar në shtator të vitit 2022, dhe nisjes së përhapjes së tij në qershor të vitit 2023, duke shkaktuar shpërthime të vazhdueshme”, ka thënë Komisioni Kombëtar për Shëndetësinë.

Kina i menaxhon sëmundjet në bazë të kategorive. Kategoria A u jep autoritet zyrtarëve që t’i vendosin njerëzit në karantinë. Kina e ka ndryshuar statusin e COVID-19 nga kategoria A në kategorinë B, në fund të vitit 2022, pas tre vjetëve me kufizime të ashpra, që kanë përfshirë izolime të qyteteve.

Fillimisht e identifikuar në majmunë, kjo lloj lie bartet përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë