Politike

Kim: Ka raportime për shitblerje votash, autoritetet të bëjnë detyrën  

Në një deklarim të shkurtër për mediat, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë mesazhin e saj për qytetarët shqiptarë, por edhe për partitë politike.

E pyetur konkretisht nga mediat se cili është mesazhi i saj për lokalet e 14 majit, ambasadorja e SHBA në Tiranë u përgjigj: “Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar duhet të votojnë. Kemi parë raportime për blerje votash dhe shitje votash. Shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do bëjnë detyrën e tyre dhe nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti duhet të ndërmarrë veprime...”

Deklarata vjen pak orë pas arrestimit të një 52 vjeçari në Tiranë për shit-blerjen e votave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë