Drejtësia

Kim dhe Soreca takohen me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese; Veproni me drejtësi dhe pavarësi

Ambasadorja Yuri Kim dhe Ambasadori i BE kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
dhe ka nënvizuar detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë.
Lajmi është bërë i ditur nga një postim në rrjetin social "Faxebook" të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Në postim shkruhet se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike.
"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE," thuhet më tej në postim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë