Makina

Kia e Hyundai, së shpejti makina që kontrollohen nga telefoni

Duket se dalëngadalë gjithçka do të kryhet përmes aplikacioneve të telefonit, madje edhe ndezja e makinave, apo parkimi i tyre. Lista e shërbimeve pritet të zgjerohet, me sistemin e avancuar të cilin po e krijon Kia dhe Hyundai.

Prodhuesit nga Koreja e Jugut mendojnë që makinat moderne të kontrollohen nga telefonat e zgjuar, nëpërmjet Automated Valet Parking System.

Qëllimi i sistemit është që t’i kursejë shoferët nga radhët e pritjes në pikat e karikimit të baterive. Makina do të niset vetë dhe do të gjejë pikën e lirë, për të vazhduar më pas në mënyrë autonome në parking.

Prodhuesit e automjeteve thonë se "komunikimi i vazhdueshëm" midis shoferëve, stacioneve të ngarkimit të EV-ve dhe hapësirave të parkimit, do ta bëjnë të mundur këtë. Tregu i tyre i synuar për teknologjinë e re janë shoferët që përballen me një mbipopullim si të parkimit ashtu edhe të lokacioneve të tarifimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë