Kosova

KFOR ndërhyn në Veri, trupat vendosen në kufirin Kosovë-Serbi

Misioni Paqeruajtës i KFOR-it ka vendosur të ndërhyrjë sot në Veri të Kososvës, mes rritjeve të tensioneve dhe grumbullimit të njësive ushtarake serbe në kufi.

Trupat e KFOR-it janë vendosur tanimë në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Kosovës. Nga fotografitë e publikuara shihen ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë duke patrulluar kufirin.

Në një komunikatë drejtuar mediave, KFOR-i ka njoftuar se kanë rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në Kosovë, përfshirë edhe në veri të vendit, për të siguruar mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

KFOR-i bën me dije është duke monitoruar nga afër situatën në të gjithë Kosovën.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij - i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në nëj njoftim të forcave paqeruajtëse,

Kryetarët e komunave në veri të vendit kanë takuar komandantin e KFOR-it, Franko Federicin, të cilët i kanë kërkuar të qëndrojnë neutral.

Lista Serbe ka shkruar në Facebook se i ka kërkuar KFOR-it të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Është e nevojshme që për shkak të serisë së incidenteve të shkaktuara nga Forcat Speciale ROSU në ditët e mëparshme, prania e KFOR-it të forcohet në mënyrë që të parandalohen incidente të tilla dhe të ruhet paqja”, thuhet në reagimin e saj

Lëvizja e KFOR-it vjen pas një sërë provokimesh nga Serbia nuk pranë kufirit me Kosovën. Pas dërgimit të ambasdorit rus pranë zonës së Jarinës, Serbia ka vendosur katër automjete të blinduara në veri me Kosovën, të cilët janë pozicionuar më pak se dy kilometra nga zona kufitare.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë tha se njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit.

Po ashtu, gjatë tre ditëve fundit aeroplanë ushtarakë të Serbisë kanë fluturuar afër kufirit me Kosovën. Mediat në Serbi kanë raportuar për lëvizje të ushtarëve dhe mjeteve tjera ushtarake në drejtim të kufirit me Kosovën. Të gjitha këto zhvillime, duket se kanë nxitur KFOR-in të ndërhyjë, për të shmangur një përshkallëzim  të situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë