Ushqim

Këto ushqime i mbani larg, dëmtojnë shëndetin

Nëse dëshironi të humbni peshë dhe të shmangni sëmundjet kronike, atëherë nuk duhet të hani shumë nga këto ushqime. Në shumë raste, zgjidhja më e mirë është që t’u shmangeni plotësisht.

Vajrat e hidrogjenerizuara
Vajrat e hidrogjenerizuar gjenden në të gjitha llojet e ushqimit, e në veçanti në margarinë, në ushqime të ripaketuara dhe në ‘fast food’.

Pijet me sheqer
Sheqeri i tepërt është përbërësi më i keq në dietën moderne. Megjithatë, disa ushqime me sheqer nuk janë më të këqija se disa të tjera. Pijet me sheqer janë absolutisht më të këqijat.
Sheqeri, kur konsumohet në sasi të mëdha, mund të ulë rezistencën e insulinës në trup dhe kjo shkakton më tej sëmundjen e mëlçisë. Konsumimi i tepër i sheqerit është gjithashtu i lidhur me sëmundje të tjera serioze, duke përfshirë diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. Pijet e sheqerit nëse konsumohen në sasi të mëdha mund të sjellin shtim të yndyrave të tepërta dhe obezitetit. Pini ujë, kafe ose çaj në vend të pijeve me sheqer të tepërt.

Pluhuri i bardhë
Pluhuri i bardhë i rafinuar është përbërësi më i zakonshëm në çdo ushqim, por sasia e madhe e karbohidrateve nuk është arsyeja e vërtetë se përse duhet të shqetësoheni.
Studimet tregojnë se konfirmimi i karbohidrateve të rafinuara e rritë rrezikun e kancerit të gjirit te gratë për 220 për qind.

Ëmbëlsirat
Sheqeri është i keq! Sheqeri që gjendet në fruta dhe perime nuk është i keq, por i dëmshëm është sheqeri i bardhë i përpunuar. Kancerit i “pëlqen” sheqeri, dhe aq më shumë që e konsumoni, aq më i madh rreziku për këtë sëmundje.

Kokoshkat

Një zgjedhje e këndshme kur jeni duke parë një film, por a është një zgjedhje e mirë për shëndetin tuaj? Përgjigjja është jo! Kokoshkat kanë në përmbajtjen e tyre sasi vaji apo gjalpi të djegur, i cili me kalimin e kohës mund të japë pasoja serioze. Në fakt, kokoshkat me shje gjalpi të përgatitura në mikrovalë, në të vërtetë nuk e marrin shijen nga gjalpi, por nga agjentët kimikë e aromatizues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë