Jete & Stil

Këto janë trendet më të bukura që të famshmet po veshin këtë vjeshtë

Vjeshta ka pak kohë që është këtu, dhe ndryshimi i sezonit do të thotë që është koha dhe për ndryshim të modës. Por mos mendo se të duhet një garderobë e tërë për muajt e ardhshëm, mjaftojnë disa blerje strategjike për ta bërë dollapin tuaj të ndihet si i ri. Dhe nga kush mund të frymëzohemi më mirë se nga ikonat më të famshme të modës?

Gjatë javëve të kaluara, të famshmet kanë dalë nëpër rrugë me një larmi stilesh të reja. Që nga gjërat e reja në veshje deri tek aksesorët që duhet të kemi duke përfshirë çantat dhe këpucët, këto copëza trendi janë një mënyrë perfekte për të mbushur dollapin tuaj me një frymë të re.

Më poshtë, 5 trendet që duhet të dimë

Xhaketat e gjera

Një xhaketë e lëmuar është një element i pandashëm i vjeshtës, por këtë vit duket se sa më e madhe të jetë kjo xhaketë aq më mirë. E inspiruar nga vitet ’80, kjo lloj xhakete sjell një pamje të re për në zyrë dhe gjithashtu mund të kombinohet me xhinse gjatë fundjavës. Çelësi për të krijuar një pamje sa më të mirë me të është ta veshësh me gjëra sa më të thjeshta, si për shembull me xhinse të ngushta apo me ndonjë pulovër të lehtë. Ky trend është veshur nga Kaia Gerber, Tessa Thompson dhe Emily Ratajkowski.

Këpucët ushtarake

Çizmet e vjeshtës asnjëherë nuk do dalin nga moda, por trendi i ri i këpucëve ushtarake me bazë të trashë po kryeson këtë vit. Dhe ato duken shumë bukur kur kombinohen me xhinse, siç i kanë kombinuar Kendall Jenner, Bella Hadid dhe Jennifer Lopez.

Fundet e gjatë

Fundet e gjatë mund të duken më shumë si një veshje vere, por yjet po e përdorin këtë veshje elegante edhe në muajt e ftohtë. Sekreti? Ta kombinosh atë me veshje të trasha. Jennifer Lawrence e veshi fundin e saj të gjatë me një xhaketë lëkure, Priyanka Chopra zgjodhi një xhaketë të gjatë, dhe madje edhe një anëtare e Pallatit Mbretëror si Kate Middleton e ka përdorur këtë stil gjatë mbrëmjeve.

Çantat e gjera të dorës

Çanta që duhet të kemi në garderobë është një aksesorë i papritur për një stil klasik në mbrëmje. Të famshme si Rosie Huntington-Whiteley, Victoria Beckham dhe Rihanna i kanë përdorur këto çanta të mëdha gjatë ditës.

Pantallonat me prerje të gjerë në fund

Koha për tu thënë mirupafshim xhinseve të ngushta. Prerja e re e pantallonave është ekstra e gjerë dhe voluminoze. Të famshme si Margot Robbie, Katie Holmes dhe Kim Kardashian, të cilave u pëlqen të rrezikojnë kur vjen puna tek stili, e kanë provuar këtë trend të viteve ’70. Kombinimi i këpucëve është shumë i rëndësishëm përsa i përket këtij stili, fundi i gjerë i pantallonave kërkon një palë këpucë me takë për tu dukur bukur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë