Kudo në rrjetet sociale këto ditë ka pasur video dhe foto të personave që janë bërë pjesë të festivalit më të madh në Amerikë, Coachella.
Midis personazheve të famshëm dhe influencerave, mund të keni vënë re një rritje të përmbajtjes nga një grup tjetër- influencerat e inteligjencës artificiale.

Ato postojnë foto dhe video me personazhe të famshëm, në skena të ndryshme dhe të veshur të kuruar me kujdes.
Por çështja është se ata as nuk ekzistojnë- e lëre më të marrin pjesë në festival.


‘COACHELLA! Dita më e mirë me ty,’ shkroi një influencer AI në mbishkrimin e një fotoje të saj duke ecur nëpër ambientet e festivalit me një mikeshë tjetër të gjeneruar nga AI.

Të tjera influencer postuan foto me Kylie Jenner, Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner, duke bërë shaka: ‘Vajzat ndaluan në seksionin tim!’.



Ekspertët i kanë zbuluar Daily Mail se sa shumë mund të fitojnë njerëzit pas këtyre llogarive.
‘Influencuesit e AI-së mund të fitojnë mbi 40,000 dollarë nga një kombinim i të ardhurave nga klikimet, shikimet dhe reklamat”, thotë Leëis Davey, themelues i agjencisë së menaxhimit të talenteve të influencuesve të AI-së, Pixel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje