Ushqim

Ketamina mund të shpëtojë njerëzit nga varësia ndaj alkoolit

Sipas një studimi të fundit nga universiteti i Londrës, mendohet se një doze ketaminë mund të ndihmojnë për të ndërprerë alkoolin.
Në studim u cilësua se kur ata pinin një dozë ketaminë, nuk kishin dëshirë të pinin alkool, duke përcaktuar kështu se kjo lloj substance mund të jetë e dobishme për të alkoolizuarit. Kur ata përdorën tek njerëzit ata donin të pinin më pak pije në nëntë muaj. Ekspertët thanë se gjetjet kanë nevojë, për hulumtime të mëtejshme.
Çfarë është ketamina?
Ketamina përdoret nga autoritete shëndetësore si një qetësues për dhimbjet, si tek njerëzit ashtu edhe të kafshët. Por për shkak të efekteve të tij, që krijon halucinacione gjithashtu mendohet të jetë një ilaç i rrezikshëm nëse përdoret me doza të mëdha.
Rreziqet e përdorimit rekreativ te ketaminës janë të ndryshme si:
Probleme serioze me fshikëzën e urinës, probleme të kujtesës, paralizë të muskujve, halucinacione dhe depresion.

Çfarë gjeti studimi?
Në studim morën pjesë 55 burra dhe 35 gra që konsuamuan rreth 30 litra birrë në jave pesë herë më shume se kufiri i rekomanduar, por nuk ishin diagnostikuar me varësi nga alkooli në momentin që po merrej trajtimi. Pas konsumimit të birrës një pjesë të tyre konsuamuan një pilulë ketaminë, ndërsa një pjesë tjetër konsuamuan një placebo (pra një pilulë të cilën e mendonin se ketaminë). Gjatë nëntë muajve, grupet kanë minimizuar konsumimin e alkoolit.

Çfarë thonë ekspertët?

Autori i studimit kryesor, Ravi Das një psikofarmalog në universitetin e Londrës tha se ky trajtim është i arritshëm por etamina duhet të përdoret në doza të pakta.
“Ne duhet të bëjmë një trajtim më të mirë për njerëzit e alkoolizuar, kështu duhet të përsërisim një provë të plotë klinike,” shton ai.
Matt Field, një profesor i psikologjisë në universitetin e Sheffield, tha se gjetjet ishin premtuese dhe mund të ketë një trajtim të plotë për njerëzit që vuajnë.
Por hetimi i mëtejshëm ishte e nevojshme për të mbështetur pretendimet që të përdorim ketaminë për të rishkruar nëse trajtimi funksionon./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë