Parimet e projektimit të rekomandueshme:
• Ndarje fizike e pistës së pedalimit nga karrexhata kryesore, duke krijuar një veçim fizik ose duke ngritur pistën në një nivel më të lartë se karrexhata.
• Në rastin e trafikut me dy drejtime të biçikletave, duhet të jetë e vijëzuar vija qendrore. Në rastin kur kombinohet pedalimi me trafikun e motoçikletës, vija qendrore duhet aplikuar gjithmonë
• Është e preferueshme të përdoren ngjyra e kuqe, shpesh dhe blu (mund të jetë e detyrueshme).
• Nëse pista e pedalimit ka të drejtë lëvizjeje nëpër një rrugë anësore, të vazhdohet pista e pedalimit dhe nëpër kryqëzim
• Nëpër trotuaret që përdoren si për këmbësorë dhe për biçikleta, gjerësia minimale duhet të jetë 3.0 m për lëvizje të biçikletave në një drejtim
• Gjerësia e ndarësit të trafikut fizikisht të pakalueshëm, që ndan korsinë e biçikletave nga ajo e automjeteve duhet të jetë jo më e vogël se 0.5 m.
• Pistat e biçikletave konsiderohen të mbrojtura kur ndahen nga karrexhata, nga barriera në zonat urbane, në korsi të ngritura në trotuar. Në rrugët për këmbësorë mund të rezervohen korsi biçiklete.
• Kurbat e pistave të biçikletave duhet të rakordohen me rreze minimale 5m dhe vetëm ne prezencë të vizibilitetit të lirë të garantuar, mund të lejohet deri në 3 m
• Shtrimi i pistës duhet të realizohet me asfalt të përzier me ngjyra të përshtatshme, për t’i garantuar biçiklistit kalim të lehtë dhe komfort. Ngjyra e gjelbër (referuar ngjyrës RAL 6001) evidenton kalimin e biçikletave, ndërsa ngjyra e kuqe (referuar ngjyrës RAL6001) është e domosdoshme dhe e nevojshme në pikat me rrezikshmëri diskrete, siç janë kryqëzimet ose kalimet e rrugëve si në figurë.
• Në kalimet e kryqëzimeve me semafor është e këshillueshme realizimi i kalimit të biçikletave përkrah atij këmbësor, për të rritur vizibilitetin dhe sigurinë e rrugës së biçikletave.
Më poshtë po japim të ilustruar mënyrën e projektimit të rrugës urbane, ku qarkullojnë biçikleta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.