Ngjarje

Video/ ‘Kërko falje, s’jemi kriminelë’! Shqiptarët në Londër protestojnë kundër ministres Suela Braverman

Gazeta Si- Komuniteti shqiptar në Londër është mbledhur ditën e shtunë në Westminster Bridge për të protestuar kundër fjalimit diskriminues të Sekretares së Brendshme britanike, Suela Braverman.

Ajo tha 2 javë më parë në Parlamentin birtanik se “Këtë vit është vënë re një rritje e të ardhurve nga Shqipëria, shumë prej tyre, kam frikë se po abuzojnë me ligjet e skllavërisë moderne.

Ne po punojmë që rastet e shqiptarëve të trajtohen dhe ata që nuk meritojnë të deportohen, disa raste edhe brenda disa ditëve”. Braverman foli për pushtim nga shqiptarët dhe se sipas saj ata janë shkaku i krimit në Britani.

Duke dëgjuar dhe kënduar këngë shqiptare dhe të veshur shumica prej tyre me ngjyrat e flamurit, emigrantët shqiptarë janë mbledhur në të dyja anët e urës, duke lënë rrugë vetëm për kalimin e makina, ku disa prej tyre kalonin duke valëvitur flamurin shqiptar.

Shqiptarët mbanin në duar pankarta të shkruara anglisht, që përkthehen në “Suela duhet dërguar në Ruanda”, “Mos harro se Nënë Tereza është nëna e shqiptarëve”, “Suela kërko falje”, “Unë punoj, në paguaj taksa, unë jam shqiptar”.

Pas më shumë se një ore në Westminster Bridge, protestuesit u nisën drejt parlamentit britanik duke thënë njëzëri “Ne nuk jemi kriminelë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë