Kosova

Kërkesa për blerjen e raketave, Osmani: Kam besim se Kongresi amerikan do e miratojë

Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës blerjen e raketave “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh, ndërkaq pas kërkesës pritet edhe aprovimi nga Kongresi amerikan.

Lidhur me kërkesën për blerjen e raketave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo shprehu bindjen se Kongresi amerikan do ta mbështesë këtë shitje, ndërsa shprehu falënderim të veçantë për sekretarin Antony Blinken me të cilin tha se kanë diskutuar mbi miratimin e programit të Shitjeve Ushtarake të Huaja (FMS) në korrik 2022, për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Siç u tha në Deklaratën thelbësore të Qeverisë amerikane: ‘Kjo shitje e propozuar do t’i mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar gjithashtu do ta rrisë kapacitetin afatgjatë mbrojtës të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për t`i përmbushur kërkesat shtetërore në sferën e mbrojtjes”, citoi Osmani


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë