Kosova

Kërcënohet Albin Kurti, premtohen para për vrasjen e tij nga një person me profil të rremë në rrjetet sociale. Shtëpia rrethohet nga policia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar, duke bërë që forcat e sigurisë të vendosen menjëherë pranë shtëpisë së tij.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”.-tha ai.

Raportohet nga mediat kosovare se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rremë. Ai ka premtuar një shumë parash për vrasjen e Kurtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë