Sociale

Kërcejnë shifrat/ 15 raste të reja, 13 në Durrës nga fasoneria

Për 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 rate të reja me Covid-19, duke shkuar kështu ne total 964 numri i të prekurve.  Mjekja Flutra Beqo, bën me dije se rastet e reja janë  në Durrës, në Tiranë dhe Shkodër, ndërkohë që janë shëruar 16 pacientë. Shpërndarja gjeografike e rasteve te reja është 13 në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Mjeku Pëllumb Pipero, shpjegoi për Gazetën "Si" se rastet në Durrës janë nga përhapja e kontakteve dhe personat janë asimptomatikë. Vatra mbetet fasoneria.

“Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me Covid-9, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%,” është shprehur Beqo.

Beqo ka deklaruar se  qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Ajo bëri thirrje se nëse kanë shenja klinike duhet të telefonojnë numrin 127, ndërsa nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik apo për informacion duhet të telefonojnë numrin 0800 40 40.

Ndërkohë, shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 57 raste

 Durrës 44 raste

Krujë 33 raste

Shkodër 15 raste

Kamëz 10 raste

 Berat 10 raste

Fier 3 raste

Elbasan 1 rast

Mirditë 1 rast

Korçë 1 raste


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë