Ekonomi

Kepi i Rodonit jepet me koncesion për 35 vite

Kepi i Rodonit është dhënë me koncesion për vlerën 883 milionë Lekë, pa TVSH për 35 vite. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues bashkimin e përkohshëm të kompanive “Praslin Investment” dhe “R&T” me aksionerë shtetasin Roland Ziu dhe Renis Tershana.

Për ofertën e kërkuar të ndërtimit të Marina Rodon nuk ka pasur konkurrentë të tjerë dhe si rrjedhojë, asnjë ankesë.

Kepi i Rodonit është një nga zonat shumë të frekuentuara nga turistët, për vlerat natyrore dhe historike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë