Drejtësia

KED lejon kandidimin e Arta Markut dhe Gent Ibrahimit për në Gjykatën Kushtetuese

Nga Gazeta Si - Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku si dhe për ish-kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Mësohet se vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Arta Marku dhe Gent Ibrahimi kandidojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese që u krijua pasi gjyqtarit Përparim Kalo i mbaroi mandati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë