Shendet

KE i kërkon Shqipërisë masa urgjente për pacientët e psikiatrisë në burgje

burg

Në raportin e sapopublikuar nga Këshilli Europian mbi Anti-torturën në Shqipëri, shqetësim kryesor është gjendja e spitaleve të burgjeve në Shqipëri, sidomos ato për pacientët e psikiatrisë.

Këshilli Europian thotë se qeveria dhe ministria e linjës duhet urgjentisht të marrë masa për rehabilitimin e duhur të të burgosurëve me probleme psikike. Kjo mund të ndodhë me përmirësimin e kushteve fizike në spitalet e burgjeve  dhe me të gjitha mjetet e nevojshme.

Kërkohet mbushja e vakancave të stafit dhe specializmi i tyre. Si edhe mundësia për aktivitete në natyrë për pacientët e psikiatrisë.

KE thekson se përmirësimi i kushteve fizike dhe burimeve njerëzore në këto qendra ka qenë kërkesë e hershmë për Shqipërinë, por ende e pakryer.

Raporti këshillon që të gjithë të burgosurit në burgun e Lezhës t'i nënshtrohen testeve për shëndetin mendor në mënyrë që të kuptohet nëse ata janë të gatshëm të rinisin jetën në komunitet.

Sipas raportit, në spitalin psikiatrik për meshkuj që vuajnë një dënim,  janë 320 pacientë, tre psikiatër (që u shtuan pasi ishte vetëm një) dhe 11 infermiere. Qartazi kjo nuk është e mjaftueshme. Në këtë qendër nuk ka staf të specializuar për psikoterapi dhe as hapësira.

Në spitalin psikatrik të burgut të grave, raporti thekson se ka nevoja urgjente për shtretër dhe mbulesa të pastra i edhe produkte higjienike.

Gratë në këto hapësira nuk kanë sipërfaqe të lirë për aktivitete të jashtme dhe kjo duhet rregulluar. Raporti i KE-së thotë se kushtet jo vetëm që nuk janë përmirësuar, si është kërkuar më herët, por madje janë përkeqësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë