Nga Gazeta ‘SI’ – Në një vendim të fundit, qeveria ka vendosur që kazinotë të jenë funksionale vetëm brenda hoteleve që klasifikohen me 5 yje.
Firmosur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, në VKM thuhet se për licencimin e një kazinojë duhet “Certifikatë klasifikimi me 5 yje ose vërtetim nga institucioni përgjegjës që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 5 yje”.
Në vendimin në fuqi kazinotë mund të operonin në struktura të thjeshta ose hotele me 5 yje.
Momentalisht në Shqipëri operojnë 8 kazino, por vetëm njëra prej tyre nuk është pjesë e një hoteli me status të veçantë.
Nga ana tjetër, bastet sportive mbeten të ndaluara edhe pse ligji u miratua një vit më parë. Sipas argumentave të qeverisë nuk ka ende kërkesa për të marrë licencën e operimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.