Lajme

Kavajë, polici i burgut vret ish të dashurin e të afërmes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Kavajës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Policia bën me dije se fillimisht ka qenë shtetasi Dritan Haxholli që ka qëlluar mbi policin e Burgjeve, Bledar Toçi. Pas konfliktit, polici i burgut me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të Haxhollit, i cili ka ndërruar jetë në vend.
E gjithë ngjarja mësohet se ka ndodhur si pasojë e lidhjes së dashurisë së Dritan Haxhollit me shtetasen Marsida Qatja.
Ata i kishin dhënë fund lidhjes, por kjo nuk pranohej nga Haxholli, i cili shkoi në mesnatë në shtëpinë e saj, ku pas konfliktit me mikun e saj, Bledar Toçin mbeti i vrarë.

Arrestohet Bledar Toçi dhe vëllai i tij

Ndërkohë, policia bën me dije se ka vënë në pranga policin Bledar Toçi, 31 vjeç i cili pas konfliktit në banesën e Marsida Qatjas, vrau me armën e shërbimit Dritan Haxhollin. Po ashtu në pranga është vënë edhe vëllai i Bledar Toçit, B. T 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 7 doza kokainë.
Sipas policisë, Bledar Toçi me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, pasi është konfliktuar me Dritan Haxhollin, ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur Bledar Toçin. Në kushtet e vetëmbrojtjes Bledar Toçi ka qëlluar për vdekje me armën e shërbimit Dritan Haxhollin i cili rezulton të jetë i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike. Mbi Bledar Toçin do të rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Ndërsa mbi vëllain e tij, shtetasin B. T do të rëndojë akuza e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë