Lajme

Katër të vdekur dhe 162 raste të reja nga Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka deklaruar se fjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça, ndërkohë që cilësohet se janë kryer 914 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
“Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Gjithashtu, deklarohet thirrja e përhershme për qytetarët që të mos ulin në asnjë moment vigjilencën dhe të zbatojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Ndërkaq theksohet se janë në dispozicion gjithmonë numrat 127 të Urgjencës Kombëtare dhe numri i gjelbër falas 0800 40 40, për personat që duan të komunikojnë me mjekun e familjes apo të kenë shërbim psikologjik të specializuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2711
Durrës 563
Shkodër 393
Lezhë 256
Korçë 253
Elbasan 226
Fier 225
Vlorë 185
Kukës 139
Berat 125
Dibër 77
Gjirokastër 55


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë