Futboll

Katër fitore radhazi, Mançesteri ka rilindur me Meguajër në stol

Gazeta Si - Mançester Junajtid, pas atij starti katastrofik, ka ‘zyrtarizuar’ rilindjen me fitoren 3-1 ndaj Arsenalit. Rilindja nisi me vendimet e vështira të trajnerit Ten Hag dhe vazhdoi me blerjet e mëdha në merkato.

Ndaj Arsenalit ishte fitorja e 4-t radhazi. Debutim me gol për brazilianin Antoni, blerja më e shtrenjtë e merkatos, ndërsa Rashford shkëlqeu me dopietë. ‘Djajtë e kuq’ i kanë dhënë fund pathyeshmërisë së Arsenalit, tani +1 ndaj Totenhemit dhe Sitit.

Rashford feston nje nga golat ndaj Arsenalit. Gazeta Si, 4 shtator 2022

Në çerekorëshin e parë të lojës, Junajtid shihte kundërshtarin të kishte 84% të mbajtjes së topit. Pritej goli i londinezëve, por shënoi Mançesteri. Rashford shërbeu për Antoni, i cili nuk gaboi përballë Ramsdale.

Braziliani, i blerë për 100 milionë euro nga Ajaksi, debutoi me gol. Arsenali barazoi me Saka në pjesën e dytë. Junajtid, tashmë dhe me Ronaldon në fushë, nuk dorëzohet. Asist i Bruno Fernandes dhe Rashford çon topin në rrjetë, 2-1.

Pas një kundërsulmi perfekt, Eriksen shërben Rashford për dopietën personale. Përfundon këtu pathyeshmëria e Arsenalit, që kryeson gjithsesi me 15 pikë. Mançester Junajti, që pas uljes në stol të Meguajër, por edhe Ronaldos pjesërisht, e ka marrë veten. Eriksen, Rashford dhe Lisandro Martinez ishin më të mirët për ekipin e Ten Hag.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë