Kombetarja

Katar 2022/ Zbardhet kalendari, Anglia vjen më 28 mars në Tiranë

Një ditë pas hedhjes së shortit në Nion është zbardhur edhe kalendari i ndeshjeve të Kombëtares në kualifikueset e Katar 2022, pas konsultimit mes federatave. Kuqezinjtë e nisin fazën eliminatore jashtë fushe me Andorrën, më 25 mars 2021, dhe e mbyllin po me Andorrën më 21 nëntor 2021. Një shans i mirë për ta nisur me 3 pikë.

Më shumë interes paraqet sfida me Anglinë, sidomos ajo më Tiranë, që sipas kalendarit, është vendosur të luhet më 28 mars. Ndeshja në transfertë me kundërshtarin më të fortë në grup do të luhet më 12 nëntor të vitit të ardhshëm, në mitikun “Ëembley”. Ndeshjen e parë me Poloninë skuadra jonë e luan jashtë fushe, kurse me hungarezët ndeshemi fillimisht në fushën tonë.

Kalendari i ndeshjeve të Grupit I
Ndeshja e parë, 25 mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 mars 2021: San Marino-Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 nëntor 2021: Shqipëri-Andorra


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë