Katar 2022

Katar 2022 hyri në histori edhe si Botërori me më shumë gola të shënuar

Gazeta Si – Botërori që sapo përfundoi në Katar, ku Argjentina u shpall kampione për herë të tretë, ka hyrë në histori për një statistikë të veçantë sa u takon golave të shënuar në një Kupë Bote.

Në Katar 2022 u realizuan 172 gola në 64 ndeshje, më shumë se kurrë më parë në historinë e Botërorëve. Rekordin e mëparshëm e mbanin dy kompeticione: Francë 1998 dhe Brazil 2014, me nga 171 gola të shënuar. Rekordi është thyer tashmë me vetëm 1 gol.

Foto ilustruese. Spanja shenon ndaj Kosta Rikes. Gazeta Si, 19 dhjetor 2022

Gjatë Botërorit të Katarit, i pari në histori që u luajt në periudhën e dimrit, ka pasur ndeshje me shumë gola të shënuar, siç ishte ajo 6-2 e Anglisë ndaj Iranit dhe fazën e grupeve, apo 7-0 e Spanjës ndaj Kosta Rikës. Edhe finalja ishte spektakolare dhe me shumë gola, plot 6, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë në aktin final.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë