Futboll

Kastrioti ndal Flamurtarin në Vlorë

Është mbyllur në barazim 1-1 edhe ndeshja tjetër e Superligës, Flamurtari-Kastrioti. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” ka dhuruar spektakël dhe gola, por në fund të dyja skuadrat do duhej të kënaqeshin me nga një pikë. Flamurtari vijon t’i mbajë të gjalla shpresat për Kupat e Europës, ndërsa Kastrioti ka ende shpresë së mund të mbijetojë këtë edicion në Superligë.

Për vlonjatët golin në minutën e 34’ e gjeti ardhja në merkaton e dimrit, Xhhevahir Sukaj. Sulmuesi shkodran mori prej dore ekipin për më shumë se 50' minuta, por nuk do mjaftonte që vlonjatët të dilinin me trë pikë nga kjo përballje. Për ekipin krutan ka barazuar në minutën e 54’ Marku.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund edhe pse Flamurtari kërkoi të shënonte sërish për të dalë me fitore nga kjo përballje në stadiumin e saj. Pas kësaj ndeshje, Flamurtari shkon në kuotën e 34 pikëve, 13 më shumë nga zona e ftohtë, aty ku është Kastrioti, që tashmë ka 21 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë