Futboll

Kastrioti dhe Lushnja u japin dorën trajnerëve para festave

Kastrioti dhe Lushnja, nga sot janë pa trajner. Drejtuesit e këtyre dy skuadrave kanë vendosur të përcjellin trajnerët Ramazan Ndreu dhe Ilir Gjyla para se të mbyllej viti.

Shkaqet e ndryshimit kanë të bëjnë me rezultatet e dobëta si të Kastriotit në Superiore, ashtu edhe të Lushnjës në Kategorinë e Parë. Largimi i Ndreut nga krutanët është bërë me konsensus, por kuptohet që këtu ndikon dënimi me 12 ndeshje i trajnerit pas gjestit të tij të pahijshëm në Korçë, ku goditi me shkelm një lojtar kundërshtar.

Ilir Gjyla, trajneri i larguar nga Lushnja. Gazeta Si, 23 dhjetor 2021

Te Lushnja vendimi është marrë nga kryebashkiakja dhe njëkohësisht presidentja e skuadrës, Eriselda Sefa. Ajo ka firmosur shkarkimin e trajnerit Ilir Gjyla për rezultate të dobëta, por edhe të ndihmësit të tij Dritan Çuko dhe shefit të klubit Edison Koçi. Lushnja, një skuadër me traditë në futbollin shqiptar, po vuan prej vitesh në inferiore.

Kastrioti ia ka besuar stolin tashmë Emiljano Celës, dervi vjet kapiten i skuadrës, kurse te Lushnja ende nuk kanë vendosur për drejtuesin e ri teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë