Atletike

KAS-i i ul dënimin në 2 vjet, Rusia jashtë Olimpiadës dhe Botërorit

KAS-i ka përgjysmuar dënimin që Rusia kishte marrë nga agjencia botërore antidoping, nga 4 në 2 vjet. Kështu, në Lojërat Olimpike të Tokios dhe ato dimërore në Pekin në vitin 2022, Rusia nuk mund të mbrojë ngjyrat e saj, ashtu si dhe në Botërorin e Katarit.

Është një lloj kompromisi. Rusia në arenën ndërkombëtare nuk mund të përdorë emrin, flamurin dhe himnin e saj për dy vjet, në Olimpiadën verore Tokio 2021, në lojërat dimërore Pekin 2022 dhe në Botërorin e Katarit, në të gjitha disiplinat. Ky është vendimi i KAS-it të Lozanës, pas rekursit të Rusisë, që ishte skualifikuar për 4 vjet në dhjetor të 2019-ës nga VADA (Agjencia ndërkombëtare antidoping), pasi nuk kishte konformitet në normat e saj të afruara nga Agjencia Ruse Antidoping .

Sportistët rusë dhe skuadrat kombëtare mund të marrin pjesë në aktivitete, edhe në Botërorin Katar 2022 të futbollit, - por me kushtin që të tregojnë se nuk kanë asnjë implikim me situatën që ka të bëjnë me dopingun. Gjithsesi, edhe në këtë rast do të jenë sportistë neutralë, pa ngjyrat kombëtare, flamur dhe himn. Skualifikimi për Rusinë përfundon më 16 dhjetor 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë