Katar 2022

Kapiteni Loris sfidon Argjentinën: Mesi një legjendë, por ne jemi Franca

Gazeta Si - "Mesi është një legjendë e sportit tonë, por kjo është një sfidë mes Francës dhe Argjentinës dhe ka lojtarë shumë të mirë nga të dy krahët. Unë besoj te mbështetja e të gjithë francezëve, pjesa tjetër nuk ka rëndësi".

Me këto fjalë nisi konferencën për shtyp kapiteni i Francës, Hugo Loris, i cili nesër shpreson të ngrejë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës. Ai ishte kapiten edhe në Rusi 2018.

Hugo Loris ne konference shtypi. Gazeta Si, 17 dhjetor 2022

"Argjentina dhe Franca janë dy kombëtare të mëdha futbolli, - ka vazhduar më tej portieri i ‘gjelave’. – Kur ke përballë një lojtar të jashtëzakonshëm si Mesi duhet gjithmonë e më tepër vëmendje. Por, siç e thashë që në fillim, Argjentina nuk është vetëm ai. Ata kanë një gjeneratë shumë të mirë lojtarët të rinj, por ne jemi Franca…".

Portieri i Totenhemit është një nga pikat më të forta të skuadrës së Deshamp, jo më kot mban edhe shiritin e kapitenit. Sfida me Mesin është speciale edhe për të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë